Gorgona, vera “Made in Prison”/ Historia e burgut të pazakontë italian, ku të burgosurit mësojnë ta prodhojnë atë!
Disa të burgosur gatuajnë ushqime. Të tjerë lajnë rrobat, marrin libra në bibliotekë ose fusin të dhëna në kompiutera. Në Gorgona, ata bëjnë verë.
Ishulli Gorgona është pranë Toskanës në Itali dhe është “shtëpia” e një burgu me të njëjtin emër.
Ishulli i vogël mban në burgun e tij rreth 100 të burgosur. Zona është natyralisht e bukur, ashtu sikurse janë edhe disa pjesë të burgut.
Në Mesjetë godina e burgut ishte një manastir dhe një pjesë e arkitekturës së hershme qendron akoma.
Në burg ka edhe një kopësht që ka një vreshtë në të.
Është aty ku Lamberto Frescobaldi, president i Frescobaldi Group, zhvillon pasionin e tij për verën duke u mësuar të burgosurve gjërat themelore të kulturës së vreshtarisë dhe të bërit të verës.
Programi u lejon atyre që të përfitojnë aftësi por edhe të mbledhin para që mund t’i përdorin kur të lirohen nga burgu.
Ata bëjnë gjithashtu edhe një verë të bardhë shumë të pëlqyeshme, një përzierje mes Vermentinos dhe Ansonica-s, që shitet madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Njerëzit i shohin gjërat bardh ose zi, por nuk është kjo mënyra. Ka shumë ngjyra në mes. Një ditë këta njerëz do ta lënë burgun. Ne duhet të pranojmë se ata nuk do të qendrojnë këtu përherë. Nëse një i burgosur e lë burgun i inatosur, ai do të rikthehet sërish te krimi. Ndryshe ne mund t’u japim atyre një mundësi për të mos dështuar dhe për t’u rikthyyer në krim sërish” ” shprehet Frescobaldi.
Asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur nëse Gorgona nuk do të ishte një burg ndryshe. Ndryshe nga shumë burgje të tjera të Italisë, Gorgona u lejon të burgosurve që të lëvizin lirisht në tokat e ishullit. Kjo nuk është sepse ata nuk kanë kryer krime të rënda. Shumë prej tyre janë aty për vrasje apo për trafik droge.
Por distanca e ishullit 20 milje nga toka e bën shumë sfiduese arratisjen nga aty. Në fakt, asnjë nuk ia ka arritur që të arratiset nga aty.
Një varkë vjen një herë në jave dhe sjell ushqime. Të burgosurit janë aty sepse kanë dëshmuar sjelje të mirë gjatë dënimit të tyre.
Kjo përpjekje e tyre u ka mundësuar atyre privilegjet që ka Gorgona, me ajër të pastër, rreze dielli dhe dyer të hapura, ashtu sikurse edhe punën në vreshta apo ullishte.
Kjo e ka frymëzuar Frescobaldin që të përfshihet në projektin e verës në ishull.
Burimi: Fortune
Përshtati në shqip: SCAN