Gratë që i presin flokët vetëm njëherë në jetë

Tani do të njiheni me traditën e vjetër, ku femrat gjatë gjithë jetës së tyre, i presin flokët vetëm një herë. Pjesëtaret femra të grupit etnik Yao në Kinë, i presin flokët vetëm njëherë në jetën e tyre dhe atë e bëjnë para se të martohen, shkruan Daily Mail. 60 gratë e fisit kanë flokët më të gjata se 3 metra, ndërsa njëra ndër to ka flokët 7 metra. Vendaset përdorin ujin e orizit për të larë flokët e tyre dhe ky është sekreti i tyre për t’i mbajtur flokët më të shëndetshme, shkëlqyese dhe të buta. Nëse mendoni se Rapunzel mund ta gjeni vetëm në përralla, atëherë njihuni me gratë e fshatit Huanglou në jug-perëndim të Kinës.

SHKARKO APP