Gratë të akuzuara si shtriga, mbyllen në kamp derisa të vdesin
Komisioneri i lartë britanik për Ganën ka apeluar te Qeveria për mbylljen e kampeve, ku jetojnë të ashtuquajturat shtriga dhe që këta banorë të reintegrohen në shoqëri. “Mbetet fakt që shtrigat nuk ekzistojnë. Disa njerëz mendojnë se ato gra, në kampet e tilla, janë të paktën në një vend të sigurt e jo të keqtrajtuara, siç mund të ishin në fshatra të tjerë”, deklaroi ish-ambasadori britanik në Kil. Një nga kampet e tilla ishte mbyllur në vitin 2014, falë ndihmës së organizatës bamirëse britanike, “Action Aid”, por planet për mbylljen e qendrave të tjera ishin penguar nga fshatarët, të cilët frikësoheshin nga shtrigat. Autoritetet frikësohen se, nëse këto gra kthehen në komunitetet e tyre, do të ballafaqohen me dhunë, apo edhe me vrasje. Banorët e këtyre kampeve jetojnë në kasolle nga balta, pa qasje ndaj pajisjeve esenciale sanitare dhe të shëndetit.