Gruaja gropos zemrën e saj në mes të një pylli (FOTO & VIDEO)

Një grua nga Izraeli bëri transplantim të zemrës dhe zemrën që kishte më parë vendosi ta varrosë poshtë një peme me një ceremoni tejet emocionale. Sharon Fidel, 46 vjeç, pësoi një atak kardiak në vitin 2016 dhe pothuajse një dekadë kishte pasur probleme me zemrën. Mjekët i thanë që nëse donte të jetonte duhej patjetër të bënte transplantim të zemrës dhe të gjente donator. Fatëkeqsisht zemra e një të riu 16-vjecar i cili pësoi një aksident automobilistik, iu mor dhe ju dha zonjës Fidel, pasi familja e tij ra dakort për dhurimin. Pas operacionit gruaja izraelite vendos ta marrë zemrën e saj dhe ta groposë dhe për të shënuar ngjarjen, ajo vendosi muzikë nga shfaqja amerikane “The Love Boat”. Në fillim të videos ajo vendos një palë dorashka dhe merr zemrën e saj të vjetër, e cila është në një kovë të bardhë plastike. Ajo shpjegon se zemra e saj po mbahej në departamentin e patologjisë të një spitali për qëllime kërkimore.

YouTube player

SHKARKO APP