Gruaja humbet kujtesën, i shoqi 90-vjeçar i lexon përditë ditarin e tyre të dashurisë
Historia e mëposhtme, e cila duket se i përket një kohe tjetër është e vërtetë dhe po ndodh sot në afërsi të New Yorkut , Rochester.
Jack Potter çdo ditë i kujton gruas së tij e cila vuan nga skleroza, historinë e jetës së tyre dhe romancën e dashurisë.
Phyllis e ka të vështirë të kujtojë ngjarjet e jetës së saj.
Por, kjo gjë nuk e ndalon Jack të përpiqet sërish, pasi kjo grua është dashuria e jetës së tij . Pavarësisht kësaj sëmundje të tmerrshme që ka bashkëshortja e tij, ai çdo ditë i kujton asaj dashurinë e tyre , martesën si dhe familjen e tyre të bukur.
Ai e bën këtë duke lexuar ditarin e saj e cila e ka shkruar para shumë vitesh dhe që përmban momentet më të bukura dhe më romantike të historisë së dashurisë mes Jack Potter dhe Phyllis.
Mund të ju duket si nëpër filmat romancë por ky është një realitet. Jack nuk heq dorë nga dashuria e cila pavarësisht viteve nuk është zbehur aspak.