Gruaja i preu organin se e tradhtoi, por kinezi mund të bëjë seks sërish

Tradhtia i kushtoi shumë një 31-vjeçari nga Kina. Gruaja e kapi me një tjetër dhe nuk hezitoi të merrte gërshërët për ti prerë organin gjenital teksa flinte.

Por ai i ka shpëtuar dëmeve që mund ta linin pa kryer marrëdhënie seksuale për të gjithë jetën.

Pasi vuajti hemorragji, kinezi shkoi në urgjencë ku mjekët ndërhynë me urgjencë duke u përpjekur që t’ia mbanin ngjitur.

Ata ia dolën që të përfundonin operacionin me sukses dhe 31-vjeçari është rikuperuar. Tani mund të urinojë, të përjetojë ereksion dhe të bëjë sërish marrëdhënie seksuale. Ndërhyrja kirurgjiale u krye në Peking University First Hospital në Kinë.

SHKARKO APP