Gruaja transgjinore, e para në botë që ushqen fëmijën me gji
Një grua transgjinore është bërë e para që botë që ka ushqyer fëmijën e saj me gji, pavarësisht se nuk ka lindur dhe nuk i është nështruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë. 30-vjeçarja, e cila nuk është indentifikuar, tha për mjekët se partnerja e saj ishte shtatzënë, por nuk dëshironte të ushqente fëmijën me gji dhe dëshironte që ta provonte në vend të saj. Për 3 muaj e gjysmë para lindjes, gruaja iu nënshtrua terapisë së zëvëndësimit të hormoneve, si edhe pompimit të gjirit, derisa arriti të prodhonte 226 gram qumësht në ditë. Deri në kohën e lindjes së fëmijës, pacientja prodhoi qumësht të mjaftueshëm për ta ushqyer vetëm 6 javë, pastaj vazhdoi ushqyerjen me gji së bashku me burime të tjera ushqimore për 6 muaj. Ajo nuk iu nënshtrua asnjë operacioni të gjoks për shtimin e gjirit, ose vaginoplast, për formimin e vaginës që mund të ndryshojnë nivelet e hormoneve të një personi dhe ndikojnë në aftësinë për të ushqyer me gji. Studimi i rastit, i publikuar dje në revistën “Transgender Health”, është dëshmia më e qartë deri më tani se terapia me hormonet DIY mund t’u lejojë grave transgjinore përvojat e lindjes dhe shtatzënisë. “Ne besojmë se ky është raporti i parë formal në literaturën mjekësore të laktacionit të induktuar në një grua transgjinore”, shkruajtën autorët.