Hakmarret ndaj së ëmës, mësuesi vret dhëndrin me bombë
Policia në Indi ka arrestuar në mësues në lidhje me një bombë në dasmë që vrau dhëndrin dhe plagosi nusen. Punjilal Meher punonte me nënën e viktimës në shtetin e Orissa. Policia thotë se ai komplotoi vrasjen si hakmarrje që nëna e viktimës ishte ngritur në detyrë. Meher dhe mamaja e Soumya Sekhar Sahu punonin në një kolegj shtetëror.
Vrasja në shkurt tronditi Indinë dhe policia mori në pyetje rreht 100 persona kryesisht të afërm dhe shokë të çiftit. Soumya Sekhar Sahu, një inxhinier software, mbeti i vdekur ndërsa gruaja e tij 22-vjeçare Reema u plagos rëndë kur ai hapi një dhuratë që i ishte dërguar për martesë, pesë ditë pas dasmës. Halla e tij 85-vjeçe u vra gjithashtu në shpërthimin më 23 shkurt në shtëpinë e tyre në Patnagarh.
Policia tha se Meher u ndje i poshtëruar kur nëna e viktimës e zëvendësoi atë si drejtor kolegji, pasi ajo ishte e moshuar. Shefi i policisë së Orissa RK Sharma u tha gazetarëve se z. Meher kishte planifikuar vrasjen, duke shkarkuar një manual bërthamor nga interneti dhe duke montuar eksplozivin në shtëpi. Ai e vendosi bombën në një pako dhe udhëtoi me tren në Raipur, disa rreth 230 km larg.
Mësuesi e dërgoi pakon nga atje për të shmangur zbulimin. Pako bëri një udhëtim 650 km në tre autobusë dhe kaloi në duart e katër personave para se të arrinte në Patangarh më 20 shkurt. Në shënim në pako tregonte se ishte dërguar nga një kompani ndërlidhëse nga Raipur. “Kjo duket si dhuratë dasme”, i tha 26-vjeçari bashkëshortes së tij përpara hapjes së pakos.
“E vetmja gjë që unë nuk e di është dërguesi, nuk e njoh askënd në Raipur”. Policia kishte marrë të dhënat e telefonisë celulare dhe kishte skanuar laptopë e telefonat që i përkisnin çiftit, para se ta pyeste Meher.