HAPËSIRË – Pritet të zbarkojë sonda e parë në histori mbi një kometë

Përgjegjësit e sondës evropiane “Rosetta”, që udhëton në hapësirë prej 10 vitesh, dhanë dje në mëngjes miratimin përfundimtar për lëshimin e robotit të vogël, “Philae”, që peshon 100 kile.

I lëshuar nga një lartësi prej 20 kilometrash nga sipërfaqa e kometës, “Philae”-s do t’i duhen rreth shtatë orë rënie e lirë para se të arrijë të ndalojë mbi bërthamën e kometës “Tchourioumov-Guerassimenko”. Zona që mednohet të ulet roboti, e quajtur “Agilkia”, është një zonë prej rreth 1 kilometër katror që ndodhet në lobin e vogël të bërthamës së kometës. Kjo ulje përbën një sfidë teknologjike. Roboti i vogël do të ulet në një kometë shum pak të qëndrueshme, me formë shumë të çrregullt dhe relief të thepisur, ndërkohë që vetë natyra e terrenit është e panjohur.

SHKARKO APP