Hapin dhuratën e martesës mbas 9 vitesh, ja çfarë zbulojnë

Pritën më shumë se 9 vite për të hapur një dhuratë të dhuruar ditën e dasmën. Çifti është martuar më 1 shtator të vitit 2007 dhe që prej asaj kohe nuk e hapën dhuratë që u kishte bërë halla e tyre dhe kishte shkruar që të mos e hapnin atë, nëse nuk ndodhte ndonjë grindje midis tyre. Sigurisht që çiftit jeta nuk i ka shkuar “vaj” dhe gjatë këtyre viteve nuk kanë munguar zënkat dhe përplasjet e dyerve, por çifti Kathy dhe Brandon Gunn nga Miçigani, nuk e hapën pakon e dhuruar nga halla e madhe Kathy Alison. Më 30 gusht të këtij viti, çifti u kujtuan për dhuratat që kishin marrë. Kutia u hap. Nuk mbante ndonjë gjë të madhe dhe as një recetë magjike për problemet martesore. Në atë kuti ishin dy gota verë, një vazo për lule, disa të holla, si dhe aksesore dushi. Gjithashtu, ishin të shënuar edhe dy letra. Në njërën prej letrave për Kathy-n shkruhej: “Shko merr një picë, karkaleca apo diçka tjetër që ju pëlqen të dyve, si dhe përgatit dushin! Ndërsa për Brandon shkruhej: Shko e merr lule, si dhe një shishe verë”!

SHKARKO APP