Harrojeni ‘Eha-në’: Shprehja e kësaj gruaje është fiksimi i ri shqiptar (VIDEO)

Në rrjetet sociale ka një fenomen të ri shqiptar: shprehja “pyp, pyp” e kësaj gruaje gjatë një interviste për një televizion lokal të ngelet aq shpejt në mendje, saqë mund të hyjë shumë shpejt në fjalorin e përditshëm.

Faqet shqiptare në Instagram dhe Facebook po gërmojnë ngado për të gjetur video “phenomenon  worthy”, pra që përbëjnë material për t’u kthyer në fenomene rrjetesh sociale.

Videoja është shkëputur nga një kronikë e një televizioni lokal, ku flitet për një shtëpi të braktisur që përveçse hidheshin mbeturina, shërbente edhe si strehë për djemtë e rinj që pinin marijuanë. Siç shpjegon dëshmitarja okulare, grupe djemsh hynin e dilnin nga dritarja njëri pas tjetrit: “pyp, pyp, pyp, pyp, nga penxherja”.

https://www.instagram.com/p/BSg4l7Hg8AR/?taken-by=seen.al1

SHKARKO APP