Harron çantën me 18 mijë euro në autobuz, shoferi e gjen dhe e kthen

Shoferëve të autobuzave iu ndodh shpesh të gjejnë ndonjë objekt të humbur në mjetet e transportit publik, por ajo që i ka ndodhi drejtuesit të transportit publik të provincës së Treviso-s, Itali, me siguri do ta mbajë mend gjatë.

Në njëren prej sedileve dikush kishte harruar një çantë me plot 18 mijë euro kesh brenda.

Ngjarja ka ndodhur në linjen ekstra urbane, një pasagjere ka informuar shoferin se kishte një çantë gruaje që e kishte harruar dikush.

Drejtuesi e ka marrë për t’a ruajtur, por duke kontrolluar dokumentat, menjëherë ka dalluar shumë kartëmonedha prej 50 eurove në portofol, për një shumë që i kalonte 1 mijë euro.

Pas pak minutash në fakt është shfaqur pikërisht pronarja e çantës, e cila ishte paraqitur në parkimin e autobuzëve e dëshpëruar për humbjen e çantës.

Më pas shoferi është kthyer në Treviso me çantën, por në momentin e dorëzimit, surpriza e pabesueshme: gruaja nuk është interesuar aspak për portofolin me dokumentat dhe kartëmonedhat, pavarësisht se shoferi i kishte thënë të kontrollonte nëse ishin të gjitha.

Në fakt gruaja ishte më e interesuar për pjesën tjetër të parave që ishin në çantë, të shpërndara në dhjetëra tufa kesh, dhe vetë ajo e ka pranuar se ishin rreth 18 mijë euro.

“Nuk e dimë nëse ishin vërtet 18 mijë euro”, kanë shpjeguar për Corriere del Veneto nga kompania e transporteve, duke siguruar se shoferi ka respektuar të gjitha proçedurat e parashikuara në raste të tilla.

Pronarja e çantës, një 60 vjeçare, duket se ka dashur t’a falenderojë shoferin me një bakshish prej 50 eurosh para se të ikte.

SHKARKO APP