Hedhja nga aeroplani, sporti ekstrem më i shpejtë në botë

“Speed skydiving” është hedhje nga aeroplani dhe njihet si sporti ekstrem më i shpejtë në botë dhe zhvillohet cdo vit në vende të ndryshme të botës. Këtë vit, rreth 4000 metra mbi tokë, 15 konkurues nga e gjithë bota ishin mbi një aeroplan në Devon të Anglisë dhe hidheshin pas rradhës. Mikey është një ndër më të shpejtët, i cili tregoi eksperiencën e tij për BBC. “Shumë prej nesh kanë eksperiencë në këtë gjë pasi nuk mund ta bëjnë njerëzit që sapo kanë filluar të ushtrojnë ‘skydiving’.  Kështu që shumica nuk e ndjen aq shumë frikën e hedhjes nga aeroplani.” Rekordi më i madh i shpejtësisë është 600km/h, sa dyfishi i shpejtësisë së makinave të shpejta. Sporti filloi me hedhje të thjeshta pa u marrë parasysh shpejtësia, derisa filloi matja e kohës dhe mënyra se si sportistët e ushtronin hedhjen e tyre.

javascript:;

SHKARKO APP