Helmi i gjarprit, ilaç më i mirë se aspirina
Mendohet se helmi i gjarprit mund të zëvendësojë aspirinën si ilac për të kuruar sëmundjet e zemrës.
Një studim i bërë nga ekspertët e Universitetit National Taiwan zbuloi se ekziston një proteinë në helmin e gjarprit, e njëjtë me atë të aspirinës.
Ata e provuan këtë gjë te minjtë, ku u provua se proteina ngadalësoi mpiksjen e gjakut dhe nuk shkaktoi gjakderdhje të tepruar.
Gjarpri që është marrë nën studim i përket grupit Tropidolaemus waglerix që gjendet në juglindje të Azisë.
Medikamentet që kanë të bëjnë me mpiksjen e gjakut janë ilace anti-trombocitike që do të thotë se parandalimi i qelizave specifike është si një terapi që përdoret për të trajtuar sëmundjet e zemrës.
Gjithsesi, studiuesit shtuan se ka nevojë për më shumë kërkime para se kjo metodë të aplikohet te njerëzit.