Hëna e plotë, si rrallë herë në tetor
Vëzhguesit e qiellit janë gjendur këto mbrëmje përpara një mrekullie. Hëna e plotë është shfaqur me të gjithë ndriçimin e mundshëm të saj në qiell. Një vit më parë, hëna e plotë u pa në shtator dhe, në fakt, është diçka e rrallë që ajo të shfaqet në tetor. Hera e fundit kur ndodhi kjo ishte në vitin 2009. Këtë vit, ajo u pa mrekullisht shumë afër. Hëna e plotë, ose “hëna e të korrave”, siç njihet në shumë vende, është më e afërta me ekuinoksin e vjeshtës. Kur hemisfera veriore ecën drejt vjeshtës, hëna e plotë sinjalizon edhe ndryshimin e stinëve me dritën e saj më të theksuar, sesa zakonisht. Hëna e plotë shfaqet kur ajo është përballë diellit, duke thithur ndriçimin maksimal prej tij. “Hëna e plotë e të korrave” sinjalizon zyrtarisht ndryshimin e stinës, e në fakt mund ta themi me bindje se këtë vit kemi pasur një vjeshtë të vonuar.