Hipopotami shpëton antilopën nga nofullat e krokodilit të uritur

Foto të pabesueshme tregojnë sesi një hipopotam hero ka ndihmuar një antilopë që të shpëtojë nga nofullat e një krokodili të uritur.

Në një ndeshje për jetë a vdekje që zgjati më shumë se një orë, krijesa e pafuqishme u mbajt nën ujë nga kokodili në Parkun Kombëtar të Murchison Falls, në Ugandë.

Antilopa u shkëput përfundimisht nga nofullat e fuqishme të krokodilit kur ndërhyri një hipopotam, duke e tërhequr nga uji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet janë realizuar nga Brenden Simonson, 25 vjeç që po i bënte guidën turistëve ndërsa vëzhgoi skenën e pabesueshme në Lumin e Bardhë të Nilit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pak orë më vonë, pas arratisjes së mrekullueshme antilopa shihet duke pushuar pranë të njëjtin lumë shumë afër një krokodili tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?