Hitleri ka jetuar në Brazil deri në moshën 95-së vjeçare
Gjithmonë ka interes kur përmendet emri i diktatorit më të madh të kohës, Adolf Hitler. Duket se çdo gjë që keni ditur deri më tani për Hitlerin ka qenë një gënjeshtër e madhe. Ai nuk ka ndërruar jetë në vitin 1945, por vite më vonë, në moshën 95-së vjeçare. Të paktën kështu pretendon tek një libër, i sapo publikuar në treg. Libri quhet “Hitleri në Brazil – Jeta dhe vdekja e tij”. Autorja e librit Simoni Renee Guerreiro Dias, shkruan se Hitleri nuk ka vdekur në vitin 1945, por vdiq në moshën 95-vjeçare, pra shumë vite më pas. Sipas historisë të treguar në libër, Hitleri ka pasur një jetë të gjatë dhe të lumtur, së bashku me bashkëjetuesen e tij. Dëshmitë e shkrimares, janë mbështeten në disa foto, për të cilat tregohet qartë dhe shihet Hitleri me të dashurën e tij braziliane. Sipas Dias, ai u arratis për në Argjentinë dhe nga aty doli më pas në Brazil, për t’u zhdukur përgjithmonë nga sytë e publikut. Aty raportohet se ai njohu Cutinga-në, një femër të re vendase. Kishte një njeri me emrin Adolf Leipzig i cili jetonte në qytetin e Nossa Senhora do Livramento. Dias beson se ky emër ishte një mashtrim i Hitlerit, i përdorur që të mos zbulohej nga të tjerët. Për t’u siguruar, Dias ka marrë leje për të ekzaminuar trupin e Leipzig për testime të ADN-së. Pasi të dalin rezultatet e saj, bota do të mësojë nëse kjo ishte vetëm një teori apo një fakt i vërtetë. Dias pretendon se kjo veshje ishte veshur nga Hitleri, gjatë arratisjes së tij.
Redjon Shtylla