Horoskopi 3 qershor 2018

Placeholder Image

Dashi

Një fundjavë nervoze për të lindurit e kësaj shenje. Këtë ditë mund të keni probleme por që janë lehtësisht të zgjidhshme në ditët e ardhshme. Hëna do ndikojë pozitivisht për juve këtë të diel.

Demi

Pas disa ditësh të mira, në këtë fund jave mund të pësoni një moment rënieje. Në dashuri jeni në një çast pritjeje. Yjet nuk janë favorizues për juve në fushën e zemrës këtë ditë.

Binjakët

Një fundjavë mjaft e bukur sa i takon ndjenjave. Vihuni në lëvizje për të ndjerë emocione të bukura. Mund të ndjeni pak lodhje në fundin e ditës. Por, në tërësi pritet një ditë e mbarë për juve.

Gaforrja

Në fundjavë mund të lindin debate në familjen tuaj. Këtë të diel ju do të ndiheni më energjik fizikisht por edhe mendërisht do ndiheni më mirë. Fundjava do jetë mjaft e mirë sa i takon dashurisë.

Luani

Një fundjavë jo shumë e mirë për juve. Po ashtu, jeni të predispozuar për konflikte me persona të ndryshëm. Mundohuni të shmangni debatet këtë të diel pasi kjo nuk është dita juaj me fat.

Virgjëresha

Një fundjavë interesante për juve. Këtë të diel ju do të kaloni emocione mjaft të bukura. Yjet janë tepër favorizues edhe sa i takon punës. Kjo mund të cilësohet një ditë mjaft e mirë për juve.

Peshorja

Ndiheni mjaft energjikë këtë ditë. Mund të përballeni edhe me sqarime të rëndësishme me persona të caktuar. Sa i takon punës, priten ndryshime rolesh për juve këtë fundjavë.

Akrepi

Këtë fundjavë ju do kaloni momente force. E diela do jetë ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri do të jetoni momente të bukura. Yjet janë në favorin tuaj, shijojeni këtë ditë.

Shigjetari

Do të jetë një ditë me luhatje për të gjithë të lindurit e kësaj shenje. E diela gjithsesi pritet të jetë një ditë e mirë për juve pasi keni hënën në favor. Kujdes në punë, priten disa përplasje.

Bricjapi

Këtë të diel ju do të keni hënën në favor. Një ditë relativisht e mirë kjo për juve. E diela mund të cilësohet si dita e rimëkëmbjes në disa drejtime.

Ujori

Këtë të diel ju mund të keni disa takime interesante. Nuk duhet të mbylleni në shtëpi. Dilni dhe argëtohuni. Do të jeni mjaft energjik. Shfrytëzojeni momentin!

Peshqit

Ju po përjetoni momente mjaft të mira. Qershori do të jetë muaji juaj dhe priten rezultate pozitive në çdo aspekt. Këtë të diel, ju mund të përjetoni disa emocione mjaft të bukura.

SHKARKO APP