Horoskopi për ditën e sotme, e diel 15 prill

Dashi

Me mendjen e turbullt, mes fantazive të parealizueshme dhe projekteve të cunguara. Nëse kërkoni gjëra, dhe është mirë që e bëni, mbështetja nuk do t’ju mungojnë. Ajo që mungon sot është në veçanti dëshira për të hyrë në lojë, duke shfrytëzuar kapacitetet tuaja.

Demi

Planifikimi i mirë është shpirti i punës, sidomos kur ju duhet të merreni me çështje praktike, dhe, për t’i përmbledhur, të mërzitshme. Vishuni me ngjyra portokalli për të rënë në sy, dhe bëni mirë të shmangni të kuqen: nëse jeni të lodhur, bëheni agresiv.

Binjakët

Hëna e ëmbël tek shenja juaj ju bën të ndiheni të sigurt, të mbështetur nga Dielli, Saturni dhe Jupiteri. Do të shfaqni prova të mëdha miqësie dhe idealesh të përbashkëta me të njohurit. Do të tregoni gatishmëri drejt një kolegu, i cili po kalon nëpër një fazë të vështirë. E dini që vepra do t’ju shpërblehet.

Gaforrja

Treshja e formuar nga Dielli, Saturni dhe Jupiteri, që janë kundra, zbutet me kalimin e Hënës, dhe kjo është arsyeja pse sot shkoni mirë me partnerin! Gjithashtu, të qetë me miqtë dhe fëmijët, gjeni pak kohë të lirë për të kaluar kohë në natyrë.

Luani

Hëna është në harmoni me shenjën tuaj dhe treshen Diell-Mërkur-Neptun, me të cilët keni marrëdhënie të mira. Shfrytëzojini pikat tuaja të forta. Me miqtë keni mirëkuptim të përkryer, dhe kur dikush ju këshillon dëgjojeni me kënaqësi.

Virgjëresha

Hëna përballë shenjës suaj është gjithmonë një burim keqkuptimesh dhe dhimbje koke, sidomos për ata që kanë pushtet ose për ata që duan të marrin pushtet. Një marrëdhënie pune po fillon që t’ju shtrëngojë: keni nevojë për të nxjerrë në pah cilësitë e juaja.

Peshorja

Hëna nuk ju sheh drejtë, por e bën këtë pa të keq, por thjesht për të futur pak xhelozi që i zbut partnerët. Dielli-Saturni-Jupiteri në një treshe të mrekullueshme ju bëjnë të keni frymëzim romantik dhe të flisni e të lexoni për dashurinë.

Akrepi

Do jetë një ditë shumë e qetë dhe paqësore, e dobishme për ata që kanë punë të ngutshme për të bërë ose që duhet të bëjnë punime në shtëpi. Sot është i rëndësishëm edhe kontakti fizik: Me një ledhatim shprehni të gjithë thellësinë e ndjenjës.

Shigjetari

Të llastuar nga Plutoni dhe Urani, do të ndiheni të mbrojtur dhe do të keni nxitje për të dhënë më shumë. Do të jeni të frymëzuar me fjalë e dashurie që edhe një poet do t’i kishte zili. Hëna do të bëjë që të jeni të ndjeshëm dhe të qëndrueshëm e të lumtur në çift dhe me fëmijët.

Bricjapi

Hëna është e zbehtë, ndërsa planetet përreth saj vënë theksin tek shtëpia dhe burimet për ta zbukuruar atë. Në qendër të mendimeve të juaja keni familjen. Do të gëzoheni ndërsa do të takoni disa kolegë të juaj, ndërsa keni dalë shëtitje.

Ujori

Do të keni një ditë të këndshme të formuar nga treshja Diell, Saturn dhe Jupiter në shenjën tuaj, dhe ky i fundit përballë Hënës krijuese dhe sensuale. Fjalë romantike, por jo vetëm: në çift do të komunikoni me shikime, përkëdhelje dhe gjeste dashurie.

Peshqit

Pozicioni i Hënës do të bëjë që të kërkoni më shumë liri nga familja. Veprime të caktuara janë të tepërta për një shpirt të lirë si juaji. Hendeku mes brezave, është domethënës dhe i dyfishtë, sepse ju, fëmijët e së ardhmes, kështu jeni gatuar.

SHKARKO APP