Hoteli më i madh në botë, së shpejti në Mekë
Ky është plani për hotelin më të madh në botë me një hapësirë 1.4 kilometra katrorë, që do të ndërtohet në Mekë.
Projekti do të vihet në zbatim së afërmi dhe pritet që të përfundojë në vitin 2017.
Ai do të ketë 12 godina, të cilat do të formojnë edhe kompleksin gjigand. Gjithashtu ky hotel, do të shihet vetëm 2 kilometra larg xhamisë së shenjtë të Mekës.
Pritet të jetë një kompleks pushimi me 10 mijë dhoma, 70 restorante, si edhe me disa pista për uljen e avionëve privatë.
Deri më tani, Las Vegasi është i vetmi shtet që mban edhe rekordet botërore të ndërtimit të hoteleve në botë, ku maksimumi janë 6 mijë, me 618 dhoma në total.