Humbet gishtërinjtë e dorës, i zëvendëson me të këmbës
Një 55-vjeçar, i cili humbi gishtërinjtë e dorës pas një aksidenti të tmerrshëm, i ka zëvendësuar ato me të këmbës. Jeremy Payton kishte frikë se do të mbetej me aftësi të kufizuara për gjithë jetën kur preu të gjithë gishtërinjtë e dorës së djathtë në një makineri industriale. Por me anë të një operacioni kirurgët arritën që t’i hiqnin tre gishtërinjtë e këmbës, duke ia vendosur në dorë. Tashmë Payton mësuar dalëngadalë që të jetojë me dorën e tij të re, si edhe të kryejë punë të përditshme si lidhjen e këpucëve apo gatimin.