Humbi veshin, doktorët i “mbjellin” një të ri në krah

Në nëntor të vitit të kaluar doktorët në Kinë vendosën të mbjellin një vesh artificial në dorën e një burri që kishte humbur veshin e tij.

Në këtë mënyrë, pasi veshi të zhvillohej nën lëkurën e krahut mjekët mund të kishin mundësinë ta rikthenin aty ku kishte qenë veshi i vërtetë.

Doktorët ia kanë arritur ta modelojnë veshin me anë të printimit 3D duke përdorur një nga brinjët e pacientit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjatë një operacioni që zgjati 7 orë këtë javë, doktorët larguan veshin nga dora e pacientit dhe e transplantuan atë në anën e majtë të kokës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky vesh artificial do të jetë në gjendje t’i kryejë të gjitha funksionet që një vesh normal parashihet të kryejë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?