Hyn në mes të fabrikës të përfshirë nga flakët për telefonin (VIDEO)
Ky është momenti i tmerrshëm kur një punëtor u shndërrua në një “shtëllungë” zjarri, pasi nxitoi të hynte në një fabrikë që ishte përfshirë nga flakët për të marrë telefonin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Kinën lindore. Burri u përfshi nga flakët dhe u desh shërbimi i ambulancës për ta transportuar në spital. Është raportuar se ende qëndron në njësinë e kujdesit intensiv pas trajtimit. Fabrika u përfshi nga zjarri në Ningbo të Provincës Zhejiang pasditen e 11 dhjetorit. Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur. Punëtori i dëmtuar u dërgua në spital për t’u trajtuar dhe tashmë ndodhet në gjendje të qëndrueshme.