I burgosuri shqiptar, jeton si Pablo Eskobar

Nezi Kryeziu ka bërë një jetë "të ngjashme" me bosin kolumbian të drogës, Pablo Eskobar, ndërsa ndodhej në burg në Prizren.

Ai kishte ndërtuar një “shtëpi” private brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ngjashëm siç kishte bërë Pablo Eskobar, kur kishte ndërtuar një burg special për t’i kaluar pesë vjet dënim.

Ndërsa kolumbiani famëkeq kishte marrëveshje me qeverinë e vendit të tij që ta kryente dënimin ashtu siç donte ai vetë, Kryeziu një ujdi të ngjashme kishte me zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kryeziu, i dënuar me dhjetë vjet për vrasje dhe vrasje në tentativë, është njëri prej të dënuarve më të privilegjuar. Ai nuk e ka “vuajtur” dënimin si të tjerët, por ka qëndruar pa mbikëqyrje dhe pa mbyllje 24 orë.

Bile, adaptimin e një depoje në dhomë banimi dhe zyrë pune në burg, e ka bërë një firmë private e një gardiani të burgut të Prizrenit, shkruan Koha Ditore.

Gjithë ky zhvillim infrastrukturor ka ndodhur me lejen e drejtorit, Ilir Gutaj. Gutaj është bashkëshorti i deputetes së PDK­së në Kuvendin e Kosovës, Luljeta Veselaj-Gutaj. 

SHKARKO APP