I dha fund grevës së urisë pas 16 vjetësh
Indiania Irom Sharmila i dha fund grevës së urisë pas 16 vjetësh, njofton “Sky Newas”. Irom Sharmila, e njohur si “Zonja e çeliktë e Manipurit” e nisi grevën për shkak të një ligji kontrovers që i jepte fuqi të madhe ushtrisë së Indisë. Pasi ajo kishte refuzuar ushqimin dhe ujin gjithë kohën, ajo mbeti e gjallë duke e detyruar të marrë ushqim përmes një gypthi që i vendosën në hundë. Grevën e nisi në nëntor të vitit 2000, kur pa vrasjen e një grupi civilësh. Ata i vranë forcat parlamentare. Ligji kundër të cilit po luftonte ajo u bënte të mundur forcave të sigurisë që të arrestojnë civilë pa urdhër arresti dhe që të përdorin gjithë forcën e mundshme në shtetin e Indisë, Manipur.