I duhet të mbajë doreza se i bëhen duart e kaltërta

Një vogëlushe nga Britania e Madhe është e detyruar të mbajë gjithmonë veshur një palë dorashka speciale për tu mbrojtur nga temperaturat e ulëta, pasi në të kundërt duart e saj bëhen blu. 2 – vjeçarja Gracie Hughs vuan nga sindroma Raynaud’s.

Kjo lloj gjendje krijohet kur enët e gjakut në gjymtyrë janë tepër të ndjeshme ndaj ndryshimit të temperaturës, duke ndërprerë qarkullimin e gjakut.
Siç shkruan e përditshmja Dailymail, në momentin që Gracie bie në kontakt me të ftohtin, gjymtyrët e saj bëhen fillimisht të bardha, si të vdekura, më pas bëhen blu e në fund, kur rinis qarkullimi i gjakut, kthehen të kuqe dhe djegin.

SHKARKO APP