I hëngri ushqimin në dyqan, pronari kap dhe torturon miun (VIDEO)
Një tregtar i mërzitur lidhi një mi në një kavanoz dhe e torturoi atë me një shkop, pasi e kapi duke vjedhur ushqim. Melahalli Ramanna i lidhi gjymtyrët e miut pas një kavanozi në dyqanin e tij në Mysore, India jugore. Video shqetësuese tregon tregtarin duke rrahur shumë, aq shumë sa që kavanozi bie në dysheme. Miu kishte hyrë në dyqanin e Ramannës çdo natë, duke u ushqyer me produkte ushqimore dhe duke shkatërruar sende të tjera. Ai nuk kishte qenë në gjendje të kapte brejtësin, derisa më në fund ra në kurthin e tij. Tortura u rregjistrua në një video 32 sekondash nga miku i Ramanna në një telefon celular.