I hodhën acid në trup në 21 vjetorin e lindjes
Resham Khan është një studente e menaxhim biznesit në Britani, e cila natën e festimit të ditëlindjes së saj të 21, pësoi djegie të rënda në të gjithë trupin. Një aggressor, i cili donte t’i bënte keq Khan i shkon në festën e ditëlindjes edhe e spërkati me acid në të gjithë trupin, i cili e shpërfytyroi dhe e bëri të duronte dhimbjet më të tmerrshme që kishte përjetuar ndonjëherë. Viktima u përpoq të largohej, por ishte e pamundur, sepse agresori ia hodhi të gjithë acidin në trup dhe fytyrë. Khan u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe për disa ditë qëndroi në koma, tani ajo është më mire, por akoma ka shenja të mëdha të dukshme në trupin e saj që do e shoqërojnë gjithë jetën. Ndërkohë policia akoma nuk ka mundur të arrestojë agresorin, sepse ai është larguar me të shpejtë nga vendngjarja dhe ka qenë i maskuar.