I kërkon falje gruas në formë të çuditshme, bëhet hit në Britani
Është zgjidhur misteri i mbishkrimit gjigant “Sue X” në Oxfordshire të Britanisë së Madhe. Me hashtagun #WhoIsSue fotografia e emrit Sue X, në një livadh diku në Oxfordshire bëri xhiro nëpër Britani pasi askush nuk dinte mesazhin që fshihej prapa tij. Prapa këtij mbishkrimi fshihej një grua, burri i së cilës me këtë mbishkrim i kishte kërkuar falje për një problem që kanë pasur. Mbishkrimi u zbulua nga një pilot policie që po patrullonte mbi Oxfordshire. “Supozoj se babai dëshiroi t’ia shprehte dashurinë asaj në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë djali i tyre George Graham. Fotografia e mbishkrimit që e krijoi Murray Graham u shpërnda më shumë se 650 herë në Twitter, saqë krijoi teori konspirative se ky ishte mbishkrim jashtëtokësorësh.