I kontrollon celularin gruas, zbulon se është e martuar dhe me dikë tjetër

Të ndërhysh dhe të kontrollosh celularin e partneres është gjithmonë një ide e keqe por në rastin e një 38 vjeçari nga Anglia ishte surpizë shokuese.

Elliott Everard ka marr telefonon e bashkëshortes dhe ka filluar të navigojë në Facebook-un e saj, ku zbuloi lajmin e tmerrshëm.

Gruaja e tij Lisa ishte martuar dhe me një tjetër mashkull, me të cilin kishte foto në Facebook.

Bashkëshorti i dyte i saj, Michael Hughes ishte në të gjitha fotot së bashku me gruan në profilin e kësaj të fundit.

Pasi burri i pa këto foto shkoi menjëherë të sqarohej me bashkëshorten e tij, e cila mohoi gjithçka. Ajo u përpoq me të gjitha mënyrat për t’i shpjeguar bashkëshortit të parë se nuk ishte ashtu siç dukej.

Versioni saj i saj i rremë ishte se, Lisa kishte qenë në martesën e një shoqeje, ku ishte veshur si shoqëruesja e nuses dhe se fustani ishte i ngjashëm me të nuses.

Kjo histori përrallë nuk iu dukë aspak e besueshme Ellioto-it, i cili e çoi çështjen deri në gjykatën e Cardiff Croën Court, ku bashkëshortja pranoi gjithçka. Ajo u dënua me 150 orë punë të detyrueshme në qendrat sociale.

SHKARKO APP