I moshuari që bleu arkivolin para se të vdiste
Një njeri i moshuar, para se të vdiste ka blerë vetë arkivolin, në të cilin do të varrosej para se të vdiste. Kjo ngjarje ka ndodhur në Lecce. I moshuari e ka blerë për mos t’ia lënë barrë familjes së tij dhe e kishte fshehur atë nën krevatin e tij. Kur ai vdiq nipërit e tij, pas funeralit u kthyen në shtëpi dhe pasi po kërkonin në gjërat e tij, kanë bërë edhe zbulimin i cili i habiti. Nën shtratin e të moshuarit ishte fshehur arkivoli që gjyshi i tyre kishte ruajtur me kujdes. Për fat të keq dëshira e të moshuarit nuk u plotësua, sepse arkivoli u gjet pas vdekjes dhe varrosjes së tij, pasi ai nuk i kishte treguar askujt për këtë blerje.