I nxehti vret 1100 persona në Indi

Teksa në Shtetet e Bashkuara shiu ka vrarë mbi 20 persona, në Indi ështa vapa ajo që ka marrë jetën e mbi 1 100 njerëzve. Temperaturat kanë shënuar mbi 47 gradë celsius, niveli më i lartë në 15 vitet e fundit. Edhe pse qershoi zakonsiht është muaji më i nxehtë i Indisë, me temperatura që shënojnë 40 gradë, këtë vit gjithaçka ka shkuar më tej, duke tronditur vendin dhe duke shkaktuar një krizë të madhe në vend.

Spitalet janë tejmbushur me pacientë që vuajnë pasojat e kësaj vale të nxehtë të jashtëzakonshme, duke prekur më së shumti fëmijët dhe të moshuarit. Shkak i vdekjeve sipas mjekëve është dehidrimi, kurse vendet më të prekura janë  Andra Pradesh në juglindje dhe Telangana

Komisionerja për menaxhimin e katastrofave Tulsi Rani tha se vetëm në Anda Pradesh kanë vdekur 852 vetë që nga 18 maji, kohë kur nisi edhe vala e të nxehtit. Autoritetet këshillojnë qytetarët të mos dalin jashtë në kohën e pikut për të shmangur incidentet dhe komplikacionet me shëndetit, ndërkohë që mjekët janë udhëruar të punojnë pa asnjë ditë pushim për të përballuar fluksin në spitale.

Qytetarët fajësojnë ndërkohë autoritet se nuk po bëjnë sa duhet në përballimin e situatës, duke u shprehur se gjatë kësaj jave ka pasur edhe mungesë të energjisë elektrike në disa qytete. Sipas ekpertëve i nxehti ka ardhur si pasojë e një ajri të thatë i ardhur nga Irani dhe Afganistani, ndërkohë që javën tjetër pritet që situata të përmirësohet nga rënia e reshjeve të shiut.

SHKARKO APP