I vogël ëndërronte të bëhej polic, por do të bëhet mbret
Për aq kohë sa ka qenë e mundur Prince William është lejuar të rritet pa e ditur se e ardhmja e jetës së tij ka qenë e hartuar. Ky realitet nuk e ka penguar gjatë fëmijërisë së tij. Kur ka qenë rreth 5 vjeç, sipas një shkrimi që e transmeton TCH, ai pati deklaruar se dëshironte të bëhej polic. “Kështu mund të mbroj mamanë”, qe shprehur Prince William, i cili duhet ta ketë parë të ëmën shpesh në lot, ndërsa martesa e Lady Diana me Prince Charls kishte hyrë në krizë. Me programet hapësinore të NASA-s, William i vogël ndryshoi ambiciet e tij dhe ai vendosi që të bëhej astronaut.