“Ice Bucket Challenge” feston zbulimin e gjenit të ri

“Ice Bucket Challenge”, që u bë sfida më popullore në rrjetet sociale në vitin 2014 nuk shkoi më kot. Me paratë e mbledhura nga sfida që u zhvillua nga mijëra e mijëra njerëz online nën hashtag-un “icebuckechallenge”, është financuar një zbulim i rëndësishëm rreth gjenit që ndikon në përparimin e sëmundjes “ALS”. Sëmundja shkakton shkatërrimin gradual të qelizave të trurit dhe shtyllës kurrizore. Dy vjet mbas diagnostikimit, pacientët humbasin aftësinë për të marrë frymë, gjë kjo që më pas sjell dhe vdekjen e të sëmurëve. Shkencëtarët kanë zbuluar një gjen të ri, i cili mesa duket ka ndikim në zhvillimin e sëmundjes. “Ice Bucket Challenge” arriti të mbledhë rreth 115 milionë dollarë nga njerëzit që morën përsipër sfidën dhe më pas nominuan shokët e tyre. Pjesë e sfidës u bënë dhe shumë figura publike që donin të vinin në ndihmë të kauzës në fjalë.

SHKARKO APP