India ndalon reklamat për prezervativët

India ka ndaluar kanalet televizive që të transmetojnë reklamat për prezervativët nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Disa reklama thuhet se janë “të pahijshme, vulgare, sugjestive dhe të neveritshme” dhe mund të rrezikojnë sigurinë e fëmijëve, tha Ministria e Informacionit dhe Transmetimeve.

Ministria i referohet rregullave të rrjeteve të televizionit kabllor, duke ndaluar një “reklamë që rrezikon sigurinë e fëmijëve ose krijon në to ndonjë interes për praktikat e sëmura”.

SHKARKO APP