India, vendi më i lirë në botë për të jetuar

“Ju duhet të vendoseni të jetoni në Indi për të përfituar nga çmimet e lira”, ka thënë një ekonomist. India është renditur në vendin e parë në botë më të lirë për të jetuar, sipas të dhënave të reja. Kombi më i madh ka fituar vendin e parë për të jetuar më lirë, duke mposhtur fqinjët Pakistan dhe Nepal, sipas një studim i ri.

Ushqimi, veshjet dhe sendet e përditshme si; pastë dhëmbësh janë të gjitha me çmim relativisht të ulët, ndërsa në vende të tilla si; New Delhi, Mumbai dhe Bangalore ofrojnë paga të mira dhe kështu që mund të bëhet një jetë shumë më e lirë se kudo tjetër në botë, sipas raportit nga Numbeo.

Megjithatë, ekspertët kanë thënë se shijimi i një jetë të lirë në Indi “, varet se kush jeni” dhe nuk zbatohet për pasuri të patundshme apo artikujt e importuar ndërkombëtarisht.

Abhijit Banerjee, profesor i Ekonomisë në Massachusetts Institute of Technology (MIT), ka thënë se tregu i madh i brendshëm në Indi ka mallra që prodhohen brenda vendit, dhe që ishin lehtësisht të përballueshme për shumicën e popullsisë. “Mallrat që nuk tregtohen janë shumë, shumë të lirë në Indi, dhe mund të hahet në një restorant me cilësi të arsyeshme”,- tha ai për The Independent.

R.SH

SHKARKO APP