Instagram ndalon reklamimin e cigareve elektronike

Rrjeti social Instagram që është në pronësi të Facebook-ut, e ka ndaluar reklamimin e cigareve elektronike, prodhimeve të duhanit dhe armëve, nga ana e influencuesve. Influencuesit në rrjetet sociale, janë individët që kanë numër të lartë të ndjekësve. Ndonjëherë numri i ndjekësve prek shifra milionëshe. Kompanitë dhe bizneset në shumë raste kontraktojnë këta individë, për të reklamuar produktet e tyre në rrjetet sociale.

Megjithëse reklamat e duhanit janë ndaluar nga Facebook dhe Instagram, prodhuesit e cigareve elektronike përdorin influencuesit për të promovuar produktet e tyre, përmes targetimit ose postimeve që tregojnë se si i kanë pranuar si dhuratë këto produkte. “Përmbajtja e postimeve që promovon produkte si cigaret elektronike, duhani dhe armët nuk do të lejohet”, njoftoi Instagram.

Sipas CNBC, kjo është hera e parë që Instagram po prezanton kufizime për produktet që mund të promovohen përmes targetimit. Masa vjen pasi Autoriteti i Standardeve të Reklamimit në Mbretërinë e Bashkuar ndaloi kompanitë e duhanit, të promovojnë cigare elektronike në faqet e mediave sociale, pas hetimit të postimeve të tyre në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?