“iPhone Photography Awards” shpall fituesit e vitit

Çdo vit, fotografë amatorë dhe fotografë profesionistë bëhen bashkë në konkurrencë për fotografitë më të mira të bëra nga telefonat iPhone. Sipas përfaqësuesve të konkursit “iPhone Photography Awards”, qëllimi i kësaj gare është të dëshmohet se gjëja kryesore për një fotografi dhe fotografë, nuk është fotoaparati i shtrenjtë, apo atributet e saja teknike, por janë idetë, talenti dhe aftësia për t’i parë disa moment në jetën tonë ndryshe nga të shikuarit e thjeshtë. Dhe natyrisht për të gjitha këto duhet pak fat, të qëllosh në vendin e duhur në kohën e duhur, thonë nga organizatorët e konkursit. iPhone Photography Awards këtë vit ndau çmime në disa kategori, si në arkitekturë, njerëz, udhëtime, natyra dhe portrete, por fitues i çmimit të parë, Grand Prize Winner është Siyuan Niu nga Xinjiang, Kinë.

SHKARKO APP