Irritimi nga përdorimi i maskës: Si të kujdeseni për lëkurën e acaruar
Maska është bërë një domosdoshmëri për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Por, për shkak të përdorimit të vazhdueshëm, ajo mund të shkaktojë acarime në lëkurë, veçanërisht kur është e ndjeshme. Është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje lëkurës sidomos pasi materialet me të cilat janë bërë si poliesteri ose pëlhura jo të endura mund të shkaktojnë irritim.
Para së gjithash është mirë të pastroni fytyrën çdo mëngjes me një produkt delikat, të zgjedhur sipas llojit të lëkurës. Pastaj vendosni një krem hidratues duke i kushtuar vëmendje vendeve përreth maskës. Rekomandohet të përdorni aloevera, pasi kjo bimë ka veti anti-inflamatore dhe hidraton lëkurën. Kamomili është gjithashtu i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore dhe qetësuese.
Jep një efekt qetësues për lëkurën e irrituar dhe të skuqur. Një aleat i shkëlqyer i lëkurës, është dhe tërshëra, pasi qetëson skuqjen e fytyrës dhe shërben si hidratues. Për ta përdorur përziejeni me ujë dhe bollgur dhe pasi të jetë ftohur aplikojeni në fytyrë.