Ish-presidenti i Brazilit, historia e një burri të vërtetë që po përlot botën

 

Kjo është një nga historitë që ka frymëzuar miliona njerëz në botë. Edhe mua gjithashtu smile emoticon E perktheva ta lexoni dhe ju smile emoticon

Burri në qender te fotos është presidenti i Brazilit, Lula da Silva. Ai u rrit nga e ema, ishin 6 fëmijë, jetonin vetëm ne një dhomë. E braktisi shkollën kur ishte 10 vjec dhe punonte në rrugë duke lyer këpucët, pastaj në një pikë karburanti si mekanik, më tej në një fabrikë celiku ku theu kycin e dorës së majtë. U burgos për shkak se luftonte për të drejtat e punëtorëve, dhe militonte kundër korrupsionit në klasën politike.

Pas një kohe arriti presidenti I Brazilit. Nga ky pozicion ai I doli në krah punëtorëve për 8 vjet nga viti 2003-2010.

Gjatë presidencës së tij vendi arriti në radhën e vendeve më të fuqishme të botës. Kur mbaroi mandatin e dytë presidencial miliona njerëz dolën në rrugët e vendit jo kundër tij, por të kërkonin ndryshimin e kushtetutës për të marrë mandatin e tretë.

Duke marrë fjalën, për t’u dhënë lamtumirën njerëzve, duke qarë tha: “Luftova 20 vjet, bëra dhe burg që t’u ndalojmë presidentëve të qëndrojnë në pushtet më shumë sesa mandati ligjor. Si t’ja lejoj vetes të bëj këtë që kërkoni tani?”

Ky president ka hyrë në histori si politikani që ju shërbeu të varfërve dhe ju lehtësoi atyre vuajtjet. “U rrita nga një nënë e varfër, por ajo më mësoi të ruaj dinjitetin dhe të qëndroj me ballin lart”.

SHKARKO APP