ISIS nxjerr të jashtëligjshme burkën
Duket e pabesueshme, por e vërtetë; grupi ekstremist ISIS ka nxjerrë jashtë ligjit burkat, veshjen tipike të disa vendeve myslimane që mbulon plotësisht fytyrën e grave. Vendimi është marrë në një qytet verior të Irakut, pavarësisht se dënimet janë brutale për ato gra që nuk zbatojnë veshjet e vendosura nga ISIS. Shkak është bërë siguria në zonë, transmeton njoftimet oranews. Në jo pak raste, disa gra kanë hyrë në ndërtesa në Mosul ku më pas u vranë disa komandantë. Më herët, gratë janë rrahur, apo edhe janë vrarë nga “policia morale” e ISIS për shkak se nuk kishin vënë vello në fytyrat e tyre. Lajmin e bërë publik në një faqe interneti iraniane, e cila tha se e kishte marrë informacionin në Ninive të Irakut të premten. Megjithatë, gratë në zona të tjera të territorit të kontrolluar nga ISIS do të kenë kodin e tyre të veshjes.