Italiania 106 vjeç feston ditëlindjen me të motrën 112-vjeçare

Një festë në familje “mes vajzash”. Fifi, e lindur më 1911, fiku 106 qirinj në tortën e saj dhe me të ishte dhe e motra Dede, e cila më 23 tetor mbushi plot 112 vjeç. Bëhet fjalë për motrat Filippa dhe Diega Cammalleri, nga Agrigento e Italisë. Në festën e organizuar në shtëpinë e tyre, sipas Corriere della Sera, kishte mjaft “të rinj”, përfshirë edhe kunatën 94-vjeçare dhe nipërit mbi 60-vjeçar. Dede ka qenë mësuese dhe një vit më parë mori dhe një dekoratë nga ministri i atëhershëm. Ajo tha për herë të parë se nuk i kishte ndëshkuar kurrë nxënësit e saj dhe kur ka qenë e nevojshme është munduar t’i korrigjojë.

SHKARKO APP