Itali/Arrestohen tre Shqiptarë, kapën tre pula, i therën dhe i poqën

Tre të rinj shqiptarë u gjendën në pozicion aspak të përshtatshëm, pasi përfunduan në hekura. Të rinjtë që punojnë e jetojnë në Itali, u vënë në pranga të shtunën nga efektivë të policisë italiane të Ravenna-s nën akuzën e vjedhjes së rëndë.

Ata kapën tre pula, i therën dhe i poqën. Teksa lundronin me një varkë buzë luginën në Piallassa Piomboni, ata pikasën një kasolle peshkimi. Të tre zbarkuan në breg dhe u futën në kasolle ku gjetën pije alkoolike.

Ka qenë pronari i kasolles, ai që i gjeti të tre të dehur dhe lajmëroi policinë. Mëngjesin e sotëm, tre shqiptarët (vetëm një prej tyre ishte me letra të rregullta qëndrimi) dolën para gjykatës, që e cilësoi të vlefshëm arrestimin e tyre.

SHKARKO APP