Ja çfarë i bën të veçantë Peshqit, karakteristikat e shenjës së fundit të zodiakut
Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut, që udhëhiqet nga Jupiteri dhe Neptuni. Të lindurit në shenjën e Peshqve janë të sjellshëm, të ndjeshëm, ëndërrimtarë, altruistë, bujarë, simpatikë, intuitivë dhe me plot fantazi.
Peshqit janë tipa shpirtërorë të fokusuar në botën e tyre të brendshme. I japin shumë rëndësi ndjenjave të tyre dhe janë të mëshirshëm. Të gjithë të lindurit në këtë shenjë janë idealistë.
Fakti që simbolizohet nga dy peshq në drejtime të kundërta, kjo tregon se ata mund të kenë dy personalitete, mund të kalojnë nga ndërgjegja tek cinizmi (këtë e bëjnë më shumë edhe për të provokuar njerëzit), prandaj është vështirë të kesh të bësh me ta.
Hera-herës s’e ndajnë fantazinë nga realiteti dhe vazhdojnë të ëndërrojnë me sy hapur dhe kur shohin që ëndërrat e tyre nuk realizohen, bien në pesimizëm dhe letargji, gjatë kësaj kohe reflektojnë mirë.
Në qoftë se trajtohen me butësi dhe ëmbëlsi përgjigjen me dashuri të sinqertë. Peshqit nuk janë të dhënë shumë pas punës si Bricjapi, por megjithatë arrijnë të sigurojnë një pozicion të mirë ekonomik në saje të këmbënguljes dhe forcës së vullnetit.
Peshqit jetojnë me kokën në re (nuk kënaqen kurrë plotësisht) dhe meqë kanë talent artistik, kërkojnë punë që mund t’u sjellë sukses dhe para. Janë tipa teorikë, me imagjinatë dhe rrallë herë kanë sensin praktik.
Kuptojnë shpejt dhe i thithin shpejt idetë dhe tendencat e reja. Shumë Peshq janë të prirur drejt arteve dhe janë shumë të talentuar sidomos në muzikë, letërsi apo pikturë.
Në lidhjet personale s’janë kurrë egoistë dhe janë shumë bujarë me ata,ato që duan dhe respektojnë dhe kur ia venë syrin dikujt duan ta bëjnë sa më shpejt atë për vete.