Ja çfarë mbante në zyrë Bin Laden

Osama Bin Laden ishte fans i teorive konspirative të 11 shtatorit, sipas një liste të publikuar së fundmi me librat që ndodheshin në bibliotekën e tij në Pakistan. Në listë përfshiheshin dokumenta që i përkisnin ish­shefit të al­Kaedas, të publikuar nga qeveria amerikane këtë javë.

Në disa nga dokumentat e tij ndodhen strategji ushtarake që deklarojnë se gjoja Shtetet e Bashkuara janë bashkëfajtore të sulmeve të 11 shtatorit.

Zbulimi i këtyre librave e dokumentave bëhet pak pas 4 vjetorit të vdekjes së Bin Laden në duart e forcave speciale amerikane. Lista e librave në anglisht që Bin Laden mbante, ishin tekste serioze në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën dhe ligjin.

Një koleksion i shumtë manualesh për përdorimin e programeve të kompjuterave, printerave dhe antiviruseve të kompjuterit. Këto ishin disa nga gjërat që iu gjendën në Pakistan njeriut më të kërkuar në botë. “Iluminati” Bin Laden gjithashtu zotëronte libra rreth skandalit të Watergate­it. Dhe interesi i tij për teoritë konspirative nuk përfundonin vetëm me ngjarjen e 11 shtatorit, por ai kishte edhe libra në lidhje me teoritë konspirative mbi “elitat që qëndrojnë në hijë”, përfshirë “Iluminati” dhe “Komiteti i të 300­tëve”. Në materialet e tij të leximit bënin pjesë edhe tituj në lidhje me terrorizmin ndërkombëtar, siç raporton politika e jashtme amerikane.

Ndër tekstet më surprizues ishte “Një guidë e shkurtër në kuptim të Islamit”, si dhe libri “A është kjo çfarë zemra jote po kërkon?”, një libër i përdorur për të parandaluar vetëvrasjen. Përveç librave Osama kishte dhe një video­lojë me forcat speciale amerikane “Delta Force Extreme 2”. Bin Laden ishte veçanërisht i interesuar për Francën, duke qenë se kishte edhe një numër të madh tekstesh për vendin rreth subjekteve të ndryshme, kulturorë, ekonomikë, pabarazisë së pagës etj. 

SHKARKO APP