Ja kush ishin trendet më të këqija të vitit 2017
Bota e bukurisë ishte e mbushur me surpriza në vitin 2017. Nga bishtat ekstra-të gjata deri te buzëkuqi i ndritshëm. Disa prej këtyre trendeve u përqafuan në mënyrë të favorshme dhe shumë e mirëpritën ardhjen e tyre në kohë.
Disa të tjera ishin trendet më të çuditshme dhe më të shëmtuara ndonjëherë.
Pikërisht për këtë disa nga këta shpikës të këtyre trendeve meritojnë një “dënim” para se të vijë Viti i Ri duke shpresuar për trende më të këndshme bukurie kozmetike në vitin 2018.
Tatuazhe të pikave në fytyrë
Zgjatjet e qimeve të hundës
Nuk ishte I qartë qëllimi nëse ky trend u bë për humor apo ishte serioz po vendosja e qërpikëve fallc rreth zonës së hundës nxiti mjaft reagime në Instagram këtë vit.
Vetulla të valëzuara
Megjithëse ky trend u bë viral, ky art i vetullave duket më i përshtatshëm për Halloween sesa për një të dalë në darkë.
Gishtat si kallam sheqeri
Ndoshta ky ishte trendi më i shëmtuar i bukurisë në vitin 2017. Kjo modë u krijua nga një artist i efekteve speciale. Nuk ka nevojë të thuhet,por me siguri kjo nuk do të jetë më modë për vitin e ardhshëm.
Ngritja e gjirit Vampir
Kërkesa për kirurgji plastike është gjithnjë e më shumë e përhapur, por nuk ishte çudi procedura e gjirit vampir në vitin 2017.
Kjo funksiononte duke marrë gjak nga krahu për t’a vënë në gjoks.
Kjo nuk është një modë krejtësisht e re, pasi Kim Kardashian nxorri në modë një fytyrë të ngjashme “vampir” në vitin 2014.
Vendosja e shushunjave në fytyrë
Ish-modeljas e Victoria’s Secret dhe themeluesja e KORA Organics Miranda Kerr diskutoi përfitimet e “terapisë së syrit” me miken e saj, Gwyneth Paltrow, në një takim në 2017. Kerr tha se kishte shijuar përvojën e përdorimit të shushunjave në faqet dhe mollëzat e saj.
Përdorimi i vezës si sfungjer për hapjen e make up në fytyrë
Duke hequr dorë nga një sfungjer ose furçë tradicionale për të vendosur produktet kozmetike, kjo prirje virale ofroi një vështrimi të ri.Ata përdorën vezë të vërteta për përhapjen e make up.
Theksimi me ton të zi sysh
Pa marrë parasysh ngjyrën e një njeriu, kjo modë e çuditshme duket sikur dikush ka tharë qymyr në fytyrën tënde.
Të pasme të ndritshme
/Ora News