Ja populli që kujdeset më shumë për higjienën personale
Kërkimet e fundit kanë treguar se katër në dhjetë francezë nuk bëjnë dush çdo ditë, ndërsa 11% e tyre këtë gjë e bëjnë çdo tre ditë.
Një pjesë e meshkujve dhe femrave nga ky shtet kanë deklaruar se pëlqejnë të bëjnë dush një herë në katër ditë. Më pak se dy të tretat (2/3) e francezëve thonë se bëjnë dush çdo ditë.
Bazuar në të dhënat e vitit 2014, britanikët kujdeseshin më shumë për higijenën personale. Ata ishin renditur para rusëve, amerikanëve dhe australianëve.
Por, muajt e fundit kanë treguar se 80% e femrave britanike nuk bëjnë dush çdo ditë, dhe kjo bën të besosh se mund të ketë një renditje të re sa i përket popullit që tregon më shumë kujdes për higjienën personale.