Ja pse disa njerëz janë më “tërheqës” se të tjetrët për mushkonjat

Disa persona nuk sulmohen asnjëherë nga mushkonjat.

Falë disa kimikateve të fshehta, disa njerëz janë më tërheqës për mushkonjat sesa të tjerët.

Janë 5 arsye pse preferojnë disa njerëz dhe disa të tjerë jo:
Gratë shtatzënë- mushkonjat të cilat sulmojnë janë të tërhequra pas dioksidit të karbonit.

Gratë shtatzënë nxjerrin dioksid karboni 21% më shumë se të tjerat. Gjithashtu ato lëshojnë aroma të paqëndrueshme që tërheqin insektet.
Jeni të djersitur- acidi laktik i cili nxirret përmes djersitjes është me të vërtetë tërheqës për mushkonjat. Gjithashtu nëse jeni i lodhur të djersitur, edhe temperatura e lartë e trupit tërheq mushkonjat.

Keni grupin e gjakut 0- ashtu siç ju mund keni shije të preferuara, ashtu edhe mushkonjat kanë të preferuar këtë lloj grupi të gjakut.

Keni pirë birrë- pijet alkoolike dhe në veçanti birra janë tepër tërheqëse për mushkonjat që të vijnë drejt jush. Shkaqet e kësaj dukurie janë ende të paqarta.

Gjenet tuaja ju bëjnë më tërheqës- një studim i realizuar tek binjakët identik, ka pohuar se mekanizmat gjenetik ndikojnë nëse jeni një objektiv i mundshëm i mushkonjave ose jo.

SHKARKO APP