Ja pse ju ngjethet mishi kur dëgjoni muzikë
Shumë njerëz përjetojnë rrënqethje mishi kur dëgjojnë muzikë dhe më në fund është zbuluar arsyeja.
Matthew Sachs nga Universtiteti i Kalifornias ka studiuar rastin dhe ka shpjeguar: “Lidhja e trurit me muzikës pasqyron reagimet e njerëzve ndaj saj.”
Sipas Oxford Academic, ai ka shtuar se njerëzit që kanë lidhje emocionale me muzikën arrijnë të përjetojnë ndjenja të tilla.
Studimi u krye në 20 studentë, ku 10 prej tyre pranuan se e përjetojnë diçka të tillë, ndërsa pjesa tjetër e mohoi. Prandaj kjo gjë ndodh rrallë dhe jo te të gjithë.