Ja sa para pagoi tetovari për të marrë nusen me helikopter

Tradita shqiptare e ka që nusen të shkojë ta marrë familja e dhëndrit me makinë. Por, 22 vjeçari nga Gorgonica, ka vendosur ta ndryshojë këtë traditë për ta mbajtur mend edhe stërnipat e tij më vonë. Siç shprehen familjarët, dhëndri ka vendosur që ta marrë nusen me Helikopter dhe të shëtisë mbi qiellin e Tetovës bashkë me nusen, kjo për të kurorëzuar dashurinë e përjetëshme. 22-vjeçari e ka marrë helikopterin nga Shqipëria, ku çmimi i qiramarrjes do t’i kushtonte rreth 10 mijë euro për një xhiro mbi qiellin e Tetovës. Me siguri nusja e 22 vjeçarit do të befasohet nga ky vendim i dhëndrit, ku edhe martesa do të nisë nga qielli.

SHKARKO APP